Telegrafi

Kim Kardashian duket elegante dhe me stil teksa mbërrin në xhirimet e filmit “American Horror Story” në New York

Kim Kardashian është parë në xhirimet e “American Horror Story” në New York.

Themeluesja e “SKIMS”, 43 vjeç, po e dëshmon veten në aktrimin në shfaqjen e njohur televizive.

Ajo dukej elegante me një pallto të zezë dhe të bardhë prej lëkure gjarpëri mbi pantallona të zeza dhe mbante një çantë të vogël, të bardhë.

Ylli i “The Keeping Up With the Kardashians” i kishte flokët të lidhura në një bisht dhe ajo mbante syze dielli të zeza.

Kim gjithashtu ndau dy veshje të reja SKIMS në Instagramin e kompanisë të dielën (3 dhejtor).

Ajo pozoi me një korse ngjyrë kafe çokollatë dhe pantallona të ngjashëm ndërsa ishte ulur në një karrige druri.

Në të dy grupet e fotove, Kim i ka flokët e saj të gjatë t’i binin në shpinë dhe rreth shpatullave.

Fotot e reja vijnë në fund të sezonit të show-t të familjes së Kardashian-Jenner në Hulu. /Telegrafi/