Kim Kardashian është parë në xhirimet e “American Horror Story” në New York.
Themeluesja e “SKIMS”, 43 vjeç, po e dëshmon veten në aktrimin në shfaqjen e njohur televizive.
Ajo dukej elegante me një pallto të zezë dhe të bardhë prej lëkure gjarpëri mbi pantallona të zeza dhe mbante një çantë të vogël, të bardhë.
Ylli i “The Keeping Up With the Kardashians” i kishte flokët të lidhura në një bisht dhe ajo mbante syze dielli të zeza.
Kim gjithashtu ndau dy veshje të reja SKIMS në Instagramin e kompanisë të dielën (3 dhejtor).
Ajo pozoi me një korse ngjyrë kafe çokollatë dhe pantallona të ngjashëm ndërsa ishte ulur në një karrige druri.
Në të dy grupet e fotove, Kim i ka flokët e saj të gjatë t’i binin në shpinë dhe rreth shpatullave.
Fotot e reja vijnë në fund të sezonit të show-t të familjes së Kardashian-Jenner në Hulu. /Telegrafi/