Kim Kardashian u bë nënë për herë të katërt 11 ditë më parë.
38-vjeçarja bëri të ditur se djalin vendosën që ta pagëzojnë me emrin Psalmi, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Së fundmi, Kim pati një paraqitje mjaft atraktive në lansimin e linjës së re të produkteve të lëkurës, nga motra e saj, Kylie Jenner.
Të pranishme në këtë promovim ishin edhe motrat tjera të famshme: Kourtney dhe Khoe Kardashian.
E veshur me një fustan ngjyrë rozë dhe të gjatë, me prerje te pjesa e këmbëve, Kardashian është dukur tejet atraktive, në mbrëmjen e mbajtur në Los Anxhelos.
Fustani i ngushtë bëri që në sy të bie tërë figura trupore e Kimit.
Ndërkohë, lëkura e saj e përsosur ishte një tjetër detaj që ra në sy, duke aluduar në faktin se ajo tashmë veç ka përdorur produktet e reja nga linja e Kyliet.
Kim njoftoi se ajo dhe burri i saj Kanye, 41 vjeç, lajmin për ardhjen në jetë të fëmijës së katërt e bënë të ditur përmes një postimi në Twitter.
“Ai është këtu dhe ai është i përsosur”, kishte shkruar Kim Kardashian në Twitter.
Çifti tashmë janë prindër të vajzës pesëvjeçare North, djalit trevjeçar Saint, dhe Chikagos, 15 muajshe. /Telegrafi/