Site icon Telegrafi

Kim Kardashian dhe djali i saj takohen me Mbappen dhe marrin fanellë të personalizuar nga PSG

Kim Kardashian ishte edhe një herë nëna e dashur e futbollit të dielën teksa bëri një paraqitje surprizë në “Parc des Princes” për të parë ndeshjen e Paris Saint Germain me djalin e saj Saint.

42-vjeçarja u lajmërua në rrjetin social Instagram për të ndarë një seri fotografish të djalit të saj dhe shokëve të tij duke brohoritur francezët nga tribuna, përpara se të takonin sulmuesin Kylian Mbappe për një fotografi në grup.

Ekipi kryesues i ligës franceze, Paris Saint Germain, luajti kundër Rennes në stadiumin e tyre në kryeqytet.

Kim dukej elegante në stadium e veshur me një kostum dhe xhaketë të errët, të cilën ajo e kishte kombinuar me çizme të gjata deri në kofshë.

Djali i saj Saint, të cilin ajo e ka me ish-bashkëshortin e saj Kanye West, iu bashkuan katër miq për të parë ndeshjen.

Fëmijët e lumtur nuk e përmbajtën dot buzëqeshjen teksa takuan sportistin Kylian Mbappe pas ndeshjes.

Themeluesja e markës ‘SKIMS’ shkroi në mbishkrimin e fotografive: “Faleminderit shumë PSG që bëtë realitet ëndrrat e fëmijëve tanë”.

Në një fotografi tjetër, Kim shkëlqeu teksa përqafoi djemtë dhe u tha 348 milionë ndjekësve të saj: “Është e sigurt të thuhet se djemtë e donin udhëtimin e futbollit! Nënat e futbollit për fitore!”.

Kim dukej se ishte një ogur i keq për Lionel Messin pasi skuadra humbi papritur ndeshjen e tyre në Ligue 1, me rezultat 2-0.

Kardashian, një tifoze e panjohur deri tani e futbollit, ishte duke vizituar Parisin pas një turneu në Londër, gjatë të cilit ajo bëri një paraqitje po aq të papritur në stadiumin “Emirates” të Arsenalit të mërkurën në mbrëmje.

Ylli Kardashian shoqërohej nga Saint, një tifoz i zjarrtë i Arsenalit, ndërsa skuadra luajti kundër skuadrës portugeze Sporting Lisbona në 1/16 e Ligën e Evropës. /Telegrafi/

Exit mobile version