Site icon Telegrafi

Kim Kardashian i bleu vajzës së saj xhaketën mijëra dollarëshe të Miachel Jackson

Superylli Kim Kardashian dhe bashkëshorti i saj, Kanye West, tanimë janë prindër të katër fëmijëve.

Së fundmi, tabloidet e huaja raportuan se çifti i kanë blerë vajzës së tyre xhaketën mijëra dollarëshe të Michael Jackson.

Ata më saktësisht paguan 65 mijë e 625 dollarë për këtë xhaketë, që është një shifër mjaft e madhe për këdo nga ne.

Kim Kardashian i bleu vajzës së saj xhaketën mijëra dollarëshe të Miachel Jackson

Vajza e Kim Kardashian dhe Kanye West, North West u pa me një çantë dhjetë mijë dollarëshe të markës Birkin, të hënën.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kim Kardashian

Tani, Kardashian zbuloi se ajo dhe bashkëshorti i saj ia kanë blerë asaj një nga xhaketat e Michael Jacksonit.

Xhaketa ishte veshur nga ylli i muzikës pop për festën e 65-të të ditëlindjes së Elizabeth Taylor në vitin 1997 – dhe u shit në ankand për 65 mijë e 625 dollarë në tetor.

“North është një fanse e madhe e Michael Jackson dhe e dinim se do ta donte këtë”, tha ajo dhe shtoi se këtë xhaketë e morën në një ankand.

Kim u shpreh se vajza e saj 6-vjeçare është shumë e lumtur për dhuratën.

Xhaketa e Michael Jackson u shit në një ankand në të njejtën kohë kur u shit edhe trikoja e famshme e këngëtarit të ndjerë, Kurt Cobain, për 334 mijë dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version