Site icon Telegrafi

Kim Kardashian bën thirrje për rishqyrtimin e dënimit të përjetshëm të Vëllezërve Menendez

Kim Kardashian u ka bërë thirrje autoriteteve të Kalifornisë që të rishqyrtojë dënimin e përjetshëm që iu dha vëllezërve Erik dhe Lyle Menendez, të cilët u dënuan në vitin 1996 për vrasjen e prindërve të tyre.  

Thirrja e saj vjen edhe për faktin se Kardashian, përveç biznesmene dhe influencere e njohur është e diplomuar në drejtimin e Juridikut dhe një avokuese e drejtësisë penale.

“Ata janë të sjellshëm, inteligjentë dhe të sinqertë”, shkroi miliarderja në një ese personale të dërguar në NBC.

Themeluesja e SKIMS tha se veprimet e vëllezërve ishin “të pafalshme”, por se dënimi i tyre i përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht është i diskutueshëm.

Foto: Lyle dhe Erik Menendez me avokaten mbrojtëse Leslie Abramson në gjykatën komunale të Beverly Hills gjatë një seance në vitin 1990 / Nick Ut/AP

“Nuk duhet të mohojmë se cilët janë ata sot në të 50-at e tyre”, shkroi Kardashian në esenë e saj. “Fiziologjikisht dhe psikologjikisht, koha na ndryshon dhe dyshoj se dikush do të pretendonte të ishte i njëjti person siç mund të ishte në moshën 18-vjeçare. E di që nuk jemi!”.

Apeli i saj vjen mes interesit të ripërtërirë për çështjen Menendez. Netflix së fundmi lansoi një serial të bazuar në historinë e tyre të titulluar Monsters: The Lyle and Erik Menendez Story. Platforma gjithashtu ka publikuar edhe dokumentarin e tij mbi këtë temë.

Vëllezërit Menendez kanë pohuar se i vranë prindërit e tyre për vetëmbrojtje pasi kishin duruar një jetë të tërë abuzimi fizik, emocional dhe seksual. Avokatët e tyre argumentojnë se sipas kuptimit të sotëm të abuzimit seksual, ata nuk do të ishin dënuar për vrasje të shkallës së parë.

Prokurorët në Los Angeles njoftuan ditë më parë se po shqyrtojnë provat e reja në këtë rast.

Prokurori i qarkut të Los Angeles, George Gascón, tha gjatë një konference për shtyp se faji i Erik Menendez, 53 vjeç, dhe vëllait të tij 56-vjeçar, Lyle Menendez, nuk ishte në diskutim dhe zyra e tij po shqyrtonte rastin me një pikëpamje për ridënim.

Provat e reja, tha Gascón, përfshijnë një letër të shkruar nga Erik Menendez që avokatët e tij thonë se vërteton pretendimet se ai ishte abuzuar seksualisht nga babai i tij.

Erik dhe Lyle Menendez (asokohe 21 dhe 18 vjeç), pranuan se vranë babanë dhe nënën e tyre në vitin 1989.

Ata pohuan se kishin frikë se prindërit e tyre do t’i vrisnin nga frika se dyshja do të zbulonin ngacmimin afatgjatë seksual që po ia bënte babai i tyre, Erikut.

Prokurorët pretenduan se vrasje ishte motivuar nga pasuria, pasi kishin frikë se do të liheshin jashtë testamentit nga babai i tyre.

Pas vrasjeve dhe para se të arrestoheshin ata kishin bërë shpenzime dhe jetë luksoze, duke përfshirë shpenzimin e gjysmë milioni dollarësh për rroba, ora Rolex dhe makina, një model sjelljeje i detajuar shumë në dramën e fundit të Netflix.

Ngjarja e dy vëllezërve Menendez po bën xhiron në internet edhe pas bujës së madhe të serialit  “Monsters: The Lyle and Erik Menendez Story” në Netflix. /Telegrafi/

Exit mobile version