Site icon Telegrafi

Kim Kardashian bën testin e shtatzënisë, e publikon rezultatin në internet (Foto)

Kim Kardashian është frikësuar se përsëri ka mbetur shtatzënë.

Kim Kardashian ka bërë gjashtë herë testin e shtatzënisë në aeroportin e Los Angeles.

Ajo ka publikuar të gjashtë rezultatet në rrjetin social Snapchat, dhe të gjashtat kanë dalë të jenë negative, transmeton lajmi.net.

Kim i ka treguar ndjekësve të saj se e kishte kapur një sulm paniku, pasi ka menduar se mund të jetë sërish shtatzënë.

Ajo me bashkëshortin e saj Kanye West kanë 2 fëmijë, vajza North që në pak ditë do të jetë 3-vjeçare dhe i biri 5-muajsh, Saint. /Lajmi/Telegrafi/

Exit mobile version