Site icon Telegrafi

Kim Kardashian bën shaka për martesat e saj të dështuara: Nuk e kam kuptuar akoma këtë gjë

Kim Kardashian ishte në qendër të vëmendjes në dasmën e mikeshës së saj, Paris Hilton, por ajo vendosi të anashkalojë karnavalin festiv të të porsamartuarit të premten në mbrëmje, për të marr pjesë në një festë të miku të saj, Simon Huck dhe të fejuarit të tij, Phil Riportella.

Gjatë eventit, Kardashian, 41 vjeç, ngriti një dolli për çiftin ndërsa bënte disa shaka të lehta mbi supet e saj.

“Është sinqerisht shumë bukur të jesh këtu për një martesë homoseksuale. Dua të them, nuk kam qenë në një që nga dasma ime e dytë”, tha ajo fillimisht duke qeshur.

Kardashian u martua me burrin e dytë, Kris Humphries në vitin 2011, u nda pas vetëm 72 ditësh.

Ylli televiziv ishte e martuar me burrin e parë, Damon Thomas, nga viti 2000-2004, dhe bëri kërkesë për divorc nga bashkëshorti i fundit, Kanye West, në fillim të këtij viti.

“Isha pak konfuze sepse nuk e kam kuptuar vërtet martesën, kështu që nuk e di se çfarë lloj këshille do t’ju jap juve sonte”, vazhdoi të thotë ajo, shkruan PageSix.

Kim kishte veshur një fustan blu dhe një palë vathë të mëdhenj, me vezullim për këtë rast, duke i tërhequr flokët përsëri në një stil papa supeve.


Huck ka qenë një mik i familjes Kardashian prej vitesh, duke u shfaqur më parë në episodet e “Keeping Up With the Kardashians”.

Ai i propozoi Riportellës në janar 2020, duke ndarë një foto të fejesës së tyre buzë plazhit në Instagram në atë kohë, së bashku me mbishkrimin, “Ai tha PO!!!”. Dyshja pritet të martohen të shtunën. /Telegrafi/

Exit mobile version