Kim Kardashian ka bërë vizitën e radhës në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë ditës së enjte, 38-vjeçarja është parë sërish në Washington.
Derisa e ka vizituar disa herë presidentin Donald Trump në kohët e fundit, kësaj radhe, ajo kishte marrë një mysafire të veçantë me vete – vajzën gjashtëvjeçare, North.
Për këtë rast, bukuroshja ishte kujdesur edhe për paraqitjen e saj duke zgjedhur një kostum bezhë për t’u dukur më serioze.
Ndërsa nuk dihet me saktësi për vizitën e Kim në Shtëpinë e Bardhë, TMZ raporton se takimi me presidentin Trump ka pasur të bëjë me reformën në drejtësi.
Thank you @realDonaldTrump , @SecPompeo, Jared Kushner & everyone involved with the efforts to Free ASAP Rocky & his two friends. Your commitment to justice reform is so appreciated 🙏🏼🤞🏼 https://t.co/Ym1Rzo5Z6c
— Kim Kardashian (@KimKardashian) July 18, 2019
Një tjetër arsye e kësaj vizite ishte çështja e burgosjes së A$AP Rocky në Suedi, për të cilin Kardashian deh bashkëshorti i saj, Kanye West, kanë lobuar te Trump që të intervenojë për lirimin e reperit 30-vjeçar. /Telegrafi/
Everyone needs to know about this program. It’s changing lives! Every prison needs this! https://t.co/mcBzGxWtbK
— Kim Kardashian (@KimKardashian) July 25, 2019