Kim Kardashian është akuzuar për shpifje pasi postoi një foto të një burri që ajo sugjeroi se ishte në dënim me vdekje për vrasje të dyfishtë.
Gjegjësisht, ajo ka postuar një fotografi të tij në Instagramin e saj me një mbishkrim të veçantë. Postimi i shpërndarë nga Kim thoshte: “Shteti do të ekzekutojë Ivan Cantu brenda dy ditësh. Ju lutemi nënshkruani peticionin dhe kërkoni që Prokurori i Qarkut Collin Greg Willis të tërheqë datën e ekzekutimit”.
Fotoja e shpërndarë Kim tregonte një burrë të pafajshëm me të njëjtin emër, 60-vjeçarin Ivan A. Cantu, i cili është një menaxher projekti nga Westchester, Nju Jork.
Edhe pse Kim më vonë konfirmoi se ishte një gabim i paqëllimshëm, Cantu pretendoi në padi se postimi i saj i shkaktoi atij shqetësim të rëndë emocional, poshtërim dhe dëmtoi reputacionin e tij.
I heard about Ivan Cantu’s case from Sister Helen Prejean and was really moved by it.
In 2001, Ivan was convicted of killing his cousin, James Mosqueda, and his fiancée, Amy Kitchen. Ivan has always maintained his innocence claiming that the rival drug dealer framed him for the… pic.twitter.com/N9SiXfroMv— Kim Kardashian (@KimKardashian) January 25, 2024
Nga ana tjetër, Ivan Cantu i vërtetë, një i dënuar 50-vjeçar nga Teksasi, u dënua për vrasjen e kushëririt dhe të fejuarës së tij në Dallas. Edhe pse ai mbajti pafajësinë e tij për më shumë se 20 vjet, ai u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës më 28 shkurt 2024.
Avokati i Kim, Michael Rhoes, theksoi se ishte një gabim i paqëllimshëm nga ana e saj.
“Ishte një gabim i thjeshtë, përdorimi i një fotoje të disponueshme publikisht të një njeriu tjetër me të njëjtin emër për të promovuar angazhimin e gjatë të Kim për reformimin e sistemit penal. Fotografia u hoq pothuajse menjëherë dhe ne shpresojmë ta zgjidhim këtë mosmarrëveshje pa veprime ligjore”, tha ai.
Avokati i Cantu, Greg Sobo, vuri në dukje se nuk ka dëm më të madh për reputacionin e dikujt sesa të lidhet me një vrasje. /Telegrafi/