Fansat janë duke e akuzuar Kim Kardashianin se ka postuar një tjetër foto me ‘photoshop’.
Themeluesja e “Skims” ndau një sërë imazhesh të hënën në Instagram, ku u shfaq me nënën e saj, Kris Jenner dhe motrat Kourtney Kardashian, Khloe Kardashian, Kendall Jenner dhe Kylie Jenner, nga festa që organizuan për Krishtlindje.
Ndërkohë që shumë fansa vlerësuan pamjen festive të brezit, disa përdorues të rrjeteve sociale me sy shqiponjë zbuluan se disa nga fotot dukeshin të shtrembëruara dhe të modifikuara shumë.
Në lidhje me një fotografi në të cilën familja Kardashian-Jenner pozuan së bashku me fustane të kuq, nudo e të bardhë, disa njerëz pyetën se përse këmbët e Kendall dukeshin të edituara, e madje u aludua se të gjithë u përfshinë në këtë.
“Pse pse? A është kaq e vështirë të bëni një foto së bashku? A nuk është më e vështirë të editoni secilin prej tyre? Kjo familje është interesante”, tha një ndjekës.
“Fytyra e Khloe është totalisht e bërë me photoshop”, tha një tjetër.
“Të gjithë duket se janë bërë me photohop”, komentoi një i tretë.
Edhe pse Kim, 42 vjeçe, nuk ka reaguar, kjo nuk është hera e parë që ajo akuzohet për ndarjen e imazheve të redaktuara në rrjetet sociale.
Kim ka katër fëmijë, North, Saint, Chicago dhe Psalm me ish-burrin e saj, Kanye West. /Telegrafi/