Përdoruesit e Twitter kanë akuzuar Kim Kardashian për vjedhjen e dizajnit të këpucëve të Rihannës, pasi ajo publikoi disa imazhe të linjës së saj të re të këpucëve me gëzof.
36-vjeçarja ka nisur bashkëpunimin për ‘Kids Supply x AKID’ për të dizajnuar këpucë, e cila tani është konsideruar shumë e ngjashme me stilet e produkteve më të shitura nga “Fenty x Puma”, shkruan DailyMail, tranmeton Telegrafi.
Ndërsa Kim ndau të rejat me fansat në faqen e saj të blogut, të cilët janë hiç më pak se 55.6 milionë.
Ndërkohë komentuesit shpejt kapërcyen seksionin e komenteve për të vënë në dukje ngjashmëritë midis këpucëve të fëmijëve dhe dizajnit të Rihannas, i cili u lansua në prill të këtij viti.
Në maj, Kim njoftoi se ajo dhe burri i saj Kanye West po lansonin linjën e tyre të veshjeve për fëmijët, të quajtur ‘Kids Supply’, veshje të cilat shumica ishin të frymëzuara nga vajza e tyre katërvjeçare North West.
Në atë kohë, Kim tha: “Gjatë viteve të fundit Kanye dhe unë kemi bërë pothuajse të gjitha rrobat e fëmijëve tanë, dhe kemi bashkëpunuar në një linjë të re të fëmijëve! ‘TheKidsSupply’ ka qenë ajo në të cilën kemi qenë duke punuar për një kohë të gjatë. Unë jam shumë e emocionuar për këtë!”
Ata tani kanë nënshkruar bashkëpunimin me AKID, me një prej produkteve më të shquara, duke sjell në treg shapka me gëzof në shumë 48 dollarë, të cilat Kim i publikoi në Twitter – duke çuar në shokun e madh tifozët e partneritetit të kompanisë “Puma” me Rihannën.
Në prill të vitit të kaluar, Rihanna lëshoi linjën e këpucëve “Leadcat” – këpucë me material prej leshi, të cilat dalin në shitje për 88 dollarë.
Tani, këpucët e reja të Kim kanë çuar në një reagim shokues nga tifozët e Rihannës, pasi llogaria e Twitter-it në realitet u mbush me komente duke treguar ngjashmëritë midis dy modeleve të këpucëve dhe duke çuar në tallje.
Përdoruesit thanë: “Asgjë origjinale me ju Kardashianët. ‘Fenty Rihanna’s Slides’ janë vetëm sandale leshi që ne e pranojmë. Në rregull motra? Është vetëm një tjetër vjedhje e juaja nga stili i të tjerëve”.
“Hmmmm këto duken pak të njohura . Provoni linjën e Rihannas. Janë ndoshta shumë më të përballueshme se këto rrënoja. Rihanna bashkëpunon përsëri me “Puman” tani që po i kopjohen materialet”, ishte një tjetër koment.
Disa tifozë megjithatë ishin të etur për këpucë, pasi fansat e Kardashianit shkruan: “O Zot i madh, këto janë të mrekullueshme. Mirë unë kam nevojë për një palë për veten time”.
MailOnline ka kontaktuar përfaqësuesit për Kim dhe Rihannën për këto komente.
Krahasimet nuk janë hera e parë që një pjesë e klanit Kardashian, pasi të dyja Khloe dhe Kylie Jenner u goditën me pretendime për plagjiaturë mbi gamën e tyre të veshjeve dhe kozmetikës respektivisht.
Ndërkohë, Kylie ishte goditur me akuza të ngjashme për linjën syzeve të saj – pasi ajo ishte akuzuar për kopjimin e reklamave të bukurisë së “Shannon”, markë kjo në Zelandën e Re. /Telegrafi/