Telegrafi

Kim ka qëndruar sërish në Shtëpinë e Bardhë për të kërkuar lirimin e një të burgosuri

Kim Kardashian (Foto: Getty Images)

Kim Kardashian ditë më parë qëndroi përsëri në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa kësaj radhe është takuar me Ivanka Trump, vajzën e presidentit Donald Trump dhe bashkëshortin e saj.

Qëllimi i vizitës së yllit televiziv kanë qenë përpjekjet që po bën për ta liruar një tjetër të burgosur.

37-vjeçarja është takuar disa herë në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e SHBA-ve, ndërsa disa muaj më parë kishte kërkuar lirimin e Alice Johnson, e cila vuante dënimin me burg të përjetshëm.

Dhe pas suksesit të arritur në lirimin e saj, Kim po vazhdon përpjekjet për lirimin e Chris Young, i cili ishte kapur nga policia duke blerë kokainë në vitin 2010.

Lexo po ashtu Lajmet për Kim Kardashian

Meqenëse ishte kapur edhe dy herë të tjera me drogë, gjykata e dënoi me burg të përjetshëm.

Sipas Kardashian, duhet ndryshuar mënyra e funksionimit të sistemit ligjor, pasi njerëz që kanë kryer shkeljes si Young nuk duhet dënuar me burg të përjetshëm.

Pos Chris Young, Kim ka një listë të gjatë të burgosurve, për të cilët mendon se nuk meritojnë të qëndrojnë prapa grilave. /Telegrafi/