Kim Kardashian ka kërkuar që të duket e përsosur në ribërjen e skenës së plazhit të Bo Derek.
37-vjeçarja u kujdes që t’i pushtonte rrjetet sociale të hënën duke u shfaqur e zhveshur dhe duke u paraqitur në disa poza të tjera eksplicite.
Ndërsa dukja e re e yllit televiziv është bërë për ribërjen e një skene nga komedia romantike e vitit 1979, “10”.
Në plazhin e Malibusë, Kim është fotografuar duke u përgatitur për t’u shfaqur në skenën ikonike të realizuar nga aktorja Bo Derek.
Derisa po qëndronte në plazh, ndihmësit e kishin rrethuar duke e rregulluar, në mënyrë që gjithçka të ishte ashtu si ajo kërkonte.
Madje, njëri prej ndihmësve është kujdesur edhe për asetin më të përfolur të Kardashian – të pasmet.
Po ashtu, personat përgjegjës për veshjen janë kujdesur që bikinit të jenë të rregulluara mirë.
Nga ana tjetër, bukuroshja është paraqitur edhe e zhveshur në pjesën e sipërme dhe vetëm me brekë, por kësaj radhe e ka mbuluar gjoksin me dorë duke mos i lejuar paparacit që t’ia fotografonin. /Telegrafi/