Kim Kardashian tregoi sërish linjat e saj gjatë daljes nga hoteli në New York, ku ndodhet në javën e modës.
Superylli 36 vjeçar, rrëfeu për ndjekësit e saj në SnapChat për mbrëmjen e prezantimit të fotografive të fundit, ku është shfaqur totalisht e zhveshur, duke u ngjitur në një pemë.
Ajo së fundi bëri gjithashtu edhe një ndryshim drastik në ngjyrën e flokëve, nga ku u akuzua për kopjim.
Ndjekësit e saj akuzonin se Kardashian ka kopjuar karakterin e Emilia Clarke të “Game of Thrones”.
Nuk janë të pakta rastet kur Kim akuzohet për kopje të tilla. /Telegrafi/