Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, thuhet se është larguar nga vendi i tij dhe është nisur për në Rusi për një takim me Presidentin Putin, sipas transmetuesit koreano-jugor YTN.
YTN citon një burim qeveritar dhe sugjeron se Kim ishte drejtuar për në kufirin verilindor të Koresë së Veriut me një tren special, me samitin që ka të ngjarë të mbahet të martën, sipas raportimeve, përcjell Telegrafi.
Agjencia ruse Interfax ka diskutuar gjithashtu për ardhjen e tij, me një përditësim këtë mëngjes duke thënë se një vizitë pritej “në ditët në vijim”.
Ndërsa vizita e pritshme e Kim Jong Un në Rusi është ende zyrtarisht e pakonfirmuar, Putin ka të ngjarë të takohet me të në dy ditët e ardhshme.
Por ku?
Putin do të flasë në një forum ekonomik në portin rus të Paqësorit të Vladivostok, 6,500 km (4,000 milje) në lindje të Moskës.
Dhe ditët e fundit në port është vënë re një prani më e madhe e policisë.
Vladivostok është vetëm 130 km (80 milje) nga kufiri i Rusisë me Korenë e Veriut dhe ishte vendi i vizitës së vetme të mëparshme të njohur të Kim në vend në vitin 2019 – pas dështimit të bisedimeve të Koresë së Veriut për çarmatimin bërthamor me ish-presidentin amerikan Donald Trump.
Ky do të dukej një destinacion i mundshëm për një takim, duke pasur parasysh historinë dhe komoditetin e samitit që po mbahet atje – megjithëse asgjë, madje as vetë vizita, nuk është konfirmuar ende. /Telegrafi/