Site icon Telegrafi

Kim e pranon se ishte ndierë e frikësuar kur u ftua të vallëzonte përkrah Beyonce

Çdokush që provon të vallëzojë përkrah Beyonce, do të ndjehet në siklet.

Por, kur je Kim Kardashian, të vallëzosh jo mirë para Beyonce, mund të jetë më keq se vdekja.

35 vjeçarja e ka rikujtuar frikën që kishte pasur kur kishte vallëzuar përkrah mbretëreshës Beyonce apo Queen B.

Lexo po ashtu Ҫfarë bën Kim për të gjithë ata që nuk e besojnë ndryshimin e saj të fundit?

Ajo ka thënë se në një turne ku po merrnin pjesë bashkëshortët e tyre së bashku Jay Z dhe Kanye West, Beyonce i ka thënë asaj që të vallëzonin së bashku dhe Kim e pranon: “Thash ohhh, jeta ime merr fund këtu”.

Këtë e ka deklaruar bukuroshja në shfaqjen e saj televizive ‘Keep Up With the Kardashians’. /Telegrafi/

Exit mobile version