Kim Kardashian e ka bërë sërish atë që di më mirë për ta ‘rrënuar’ prapë internetin duke e publikuar një fotografi, në të cilën ka pozuar e zhveshur në pjesën e sipërme, ndërsa poshtë ka të veshura brekë.
37-vjeçarja është e njohur për ekspozime të këtilla të trupit të saj, mirëpo secilën herë që e bën këtë, arrin të tërheqë vëmendje.
Fotografia që ka marrë më së shumti vëmendje në profilin e saj në Twitter, është ajo në të cilën është ekspozuar, me vetëm një pallto të hapur përpara, me gjoksin e pambuluar dhe me brekë të bardha në pjesën e poshtme.
https://twitter.com/KimKardashian/status/958099226088452096
Brenda pak minutash, Kardashian i ka publikuar disa fotografi provokuese të saja që ekspozojnë ‘asetet’ e saja të njohura.
Poza në shtrat që ia tregon të pasmet dhe imazhet tjera që ia vënë në pah gjoksin, janë të tjera fotografi që kanë marrë vëmendje të madhe të miliona fansave të saj.
Kujtojmë që Kim Kardashian u bë e famshme pikërisht pas publikimit të një videoje erotike, ndërsa karrierën e saj e ka ndërtuar falë serialit real televiziv “Keeping Up with the Kardashians”.
Mirëpo, ajo ka arritur të jetë në qendër të vëmendjes kryesisht falë imazheve eksplicite që i ka publikuar vazhdimisht në rrjetet sociale. /Telegrafi/