Telegrafi

Kim dhe Kourtney Kardashian ngacmojnë imagjinatën me pozat me rrobabanje

(Foto: Instagram/kimkardashian)

Kim Kardashian vazhdon të jetë një ndër personalitetet më të ndjekura në rrjetet sociale, ku nuk heziton të publikojë imazhe që ngacmojnë imagjinatën.

Ylli i popullarizuar numëron mbi 204 milionë ndjekës në Instagram, ndërsa pozat e saja me bikini rëndom “rrënojnë rrjetin”.

Këto ditë, 40-vjeçarja është kujdesur që të sjellë disa fotografi të tilla që kanë marrë milionë pëlqime nga fansat e bukuroshes.

(Foto: Instagram/kimkardashian)

Pasi ditë më parë kishte pozuar e vetme me bikini, kësaj radhe ajo ka ardhur së bashku me motrën Kourtney duke u shfaqur me rroba larjeje.

Lexo po ashtu Teksa pozon me rroba banje Kim Kardashian tregon trendin e ardhshëm veror

“Kourtney e humbi vëthin e saj në oqean, kështu që unë i ndihmova që ta gjejë”, është përshkrimi i këtyre fotografive. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/kimkardashian)

 

(Foto: Instagram/kimkardashian)

 

(Foto: Instagram/kimkardashian)