Kim Kardashian tregoi kthesat e saj të famshme në një palë pantallona ngjyrë kafe gjatë së mërkurës.
39-vjeçarja i bashkoi ata me një triko me ngjyrë të njëjtë më të shndritshme, të cilën ajo e përzgjodhi për në pazar me motrën e saj të dashur, Khloe, 35-vjeçe, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Por nuk ishte gjithë kënaqësi pasi vajzat ishin me ekipin për të filmuar serinë e tyre televizive, “Keeping Up With the Kardashians” atë ditë.
Kim, flokët e saj të errëta i kishte tërhequr prapa në një bishtalec që i binte shpinës dhe duket se e aplikoi në mënyrë të përsosur grimin.
Vajzat nuk ishin me motrën Kourtney atë ditë, pasi ajo dëshiron të mbajë sa më shumë private jetën e saj.
Kim së fundmi tha për Ellen: “Kourtney pëlqen të shfaqet në publik kur ajo dëshiron, kur ndihet mirë”.
“Nëse një anëtar i familjes shkon në pushime ose kërkon shumë kohë, anëtarët e tjerë të familjes duhet të hyjnë dhe të marrin përsipër ato orë”.
“Keeping Up With the Kardashians” përfundoi sezonin e tij të 17-të në muajin dhjetor, pak para festave.
Menjëherë pas përfundimit të këtij sezoni, Kim konfirmoi se do vazhdojë edhe sezoni i 18-të, dhe la të kuptohet se mosmarrëveshja me motrën e saj, Kourtney, do të rishfaqet në sezonin e ri. /Telegrafi/