Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann ishte i kënaqur kur Alexis Sanchez humbi penalltinë e tij gjatë humbjes së Interit ndaj Atletico Madrid në fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma, por ai e teproi me disa fjalë më shumë.
Nerazzurrët u eliminuan nga gara kryesore evropiane pasi Sanchez, Davy Klaasen dhe Lautaro Martinez nuk arritën të shndërronin në gol goditjet e tyre nga pika e bardhë.
Megjithatë, humbja e penalltisë së parë nga Interi bëri që tifozët dhe lojtarët e Atleticos të ekzaltohen jashtë mase, saqë pati edhe ofendime.
Ahem, Antoine Griezmann really enjoyed Alexis Sanchez’s miss last night…pic.twitter.com/YI3QrgMX8S
— Football España (@footballespana_) March 14, 2024
Pas goditjes së humbur të Sanchezit, kamerat brenda Metropolitanos e fokusuan Griezmannin, i cili ishte zëvendësuar në vazhdime.
Në atë moment, Griezmann po shikonte nga bankina dhe kërkoi Rodrigo De Paul me një buzëqeshje të madhe për të thënë: “Ai është një m*t, kiliani është një m*t!”. /Telegrafi/