Një tërmet prej 6.5 shkallësh Rihter goditi Kilin verior të premten, duke shkaktuar thellësi në tokë rreth 44 kilometra.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Zyra Kombëtare e Emergjencave në Kili nuk raportoi për dëme materiale ose lëndime tek njerëzit, derisa ekipi po e monitoronte situatën.
Epiqendra e tërmetit ishte midis qyteteve të Calamas, Antofagastas dhe Iquiques gjerësisht në rajonin Norte Grande në Kili, në të cilat gjenden disa prej minierave më të mëdha të vendit.
Autoritetet kompetente në vend deklaruan se kushtet e tërmetit nuk përbënin ndonjë rrezik të mundshëm nga cunami. /Telegrafi/