Një gjuhë antike 10 mijë vjeçare është në prag të zhdukjes, sepse e vetmja që e flet në botë është një grua 91-vjeçare nga Kili. Cristina Calderon është personi i fundit i gjallë me gjak nga fisi “Yaghan”, që e ka folur këtë gjuhë.
Banorët e këtij fisi ishin vendasit e skajit më jugor të Amerikës së Jugut, ku kanë jetuar për më shumë se 10,000 vjet. Sipas të dhënave të dokumentuara, rreth 3,000 njerëz të fisit “Yaghan” mendohet se kanë ekzistuar në mesin e shekullit të 19-të.
Në vitin 2009 qeveria kiliane e njohu Calderon si një “Thesar i Gjallë i Qëndrueshëm”, e cila vazhdon të jetë në këmbë edhe 10 vite më vonë. UNESCO po ashtu ka dhënë vlerësim për 91 vjeçaren pasi ajo cilësohet si një ndër njerëzit që “zotëron në një shkallë të lartë njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për kryerjen ose rikrijimin e elementeve specifikë të trashëgimisë kulturore jomateriale”.
Calderon u propozua gjithashtu të ishte një nga pesëdhjetë heroinat në 100 vjet të festimeve të pavarësisë kiliane në vitin 2010. Sot ajo ka 14 nipër e mbesa dhe jeton e lumtur mes të afërmve të saj. Gjuha e vjetër e folur prej saj po regjistrohet në audio në mënyrë që të mund të jetë e dokumentuar edhe pasi gjyshja në fjalë të mos jetojë më. /tch/