Telegrafi

Kiko Casilla në Besiktas

Real Madrid ka në dispozicion si kurrë më parë një numër të madh të portierëve.

Thibaut Courtois, Andriy Lunin, Keylor Navas, Luca Zidane dhe Kiko Casilla janë në dispozicion të trajnerit Julen Lopeteguit.

Kjo ka bërë që disa prej portierëve të mos kenë më vend në ekipin madrilen dhe po mendojnë largimin e tyre.

Një prej tyre është Casilla që ka marrë një ofertë prej skuadrës turke, Besikatas, e cila nuk është e kënaqur me portierin e tyre Tolga Zengin.

“Shqiponjat e Zeza” kanë bërë një ofertë thuhet në adresë të ekipit spanjoll, dhe besohet se do të arrihet një marrëveshje pasi raportet mes dyja klubeve janë të mira.

Lexo po ashtu Arsenali ofron Shkodran Mustafin plus para për Domagoj Vidan

Theksojmë se më parë Reali e kishte lënë të lirë mbrojtësin Pepe të transferohet te ish-kampioni turk.

Ndryshe, Casilla gjatë sezonit të kaluar për Los Blancos ka pasur 17 paraqitje në të gjitha garat dhe ka pësuar 18 gola. /Telegrafi/