Nuk ka mjaftuar penalizimi që ju bë të shtunën nga “Big Brother” për të lënë lojën, pasi që në orët e para të jetës së zakontë, Kika është përballur me akuza.
I ftuar në emisionin “Fun Club” të Top Channel, lojtari nga Kosova është përballur me një akuzë, që thuajse nuk e kishte pritur.
Edhe pse ishte përfolur më parë për këtë histori, Kika është ndodhur në një situatë të papritur teksa ka dëgjuar akuzat e Mister Kosova, Kastriot Muçiçi, i cili e ka akuzuar atë për ngacmim seksual direkt në programin e Albana Osmanit.
Gjithçka ka nisur fillimisht përmes linjës telefonike, ku Muçiçi tregoi se pasi kishte marrë dy herë pjesë në spektaklin e organizuar nga Kika nuk është paguar nga ai, madje ky i fundit i ka kërkuar atij seks në këmbim të parave.
Kjo është mohuar nga i eliminuari i BB, i cili në fakt ka akuzuar Mister Kosovën se ka qenë pikërisht ai që e ka ngacmuar atë.