Një prej personazheve më kontraverse të këtij edicioni në Big Brother, Kika, është larguar nga reality shou.
Djaloshi nga Peja u largua pas sjelljeve kontraverse të tij në netët e fundit të reality shout.
Ai përdori sjellje të dhunshme ndaj banores tjetër, Albës, që rezultoi me “vëllain e madh” duke e larguar atë nga reality shou.
Kika po ashtu ishte më i përfoluri personazh nga fillimi i spektaklit.
Ai në fillim u spekulua të jetë homoseksual, teksa në shtëpi kishte afera të shkurtëra me disa femra duke demantuar atë fakt. /Telegrafi/