Vinod Kumar nga Bihari i Indisë, është kidnapuar dhe u detyrua të kurorëzohej me një të re që s’e kishte parë kurrë – kundër dëshirës së tij.
Familjarët e nuses e kishin përzgjedhur atë sepse ishte inxhinier dhe i pashëm, ndërsa e kërcënuan me armë derisa përfundoi ceremonia, transmeton Telegrafi.
“Ne po të martojmë, nuk po të varim. Nuk ke pse qan, pusho”, i kanë thënë të afërmit e saj, teksa ai nuk kishte se si të largohej.
Raportohet se ngjarja është paraqitur te forcat e rendit që ka intervenuar për ta kthyer viktimën në shtëpi, ndërsa janë në kërkim të kidnapuesve.
Ky nuk është rasti i vetëm në atë rajon, ku familjarët kidnapojnë të preferuarin për dhëndër, pasi nuk kanë për t’i dhënë para në formë të pajës. /Telegrafi/