Telegrafi

Kidnapimi i policëve, Rashiq: S’ka vendim për caktim të avokatëve, ka qenë vetëm një ide

Foto: Arkiv

Nuk ka vendim zyrtar për caktimin e avokatëve për tre policët të cilët u rrëmbyen dhunshëm nga xhandarmëria e Serbisë, brenda territorit të Kosovës.

Kështu bëri të ditur për RTV Dukagjinin, ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, i cili tha se sigurimi i avokatëve ka qenë vetëm ide, dhe se për një gjë të tillë nuk ka asnjë vendim.

“Jo, vetëm një ide ka qenë.. nuk është zyrtare nuk ka vendim, është një ide”, ka thënë ai.

Në media u raportua se sekretari i përgjithshëm i Institutit për Strategjinë Euroatlantike, Boban, Bogdanoviq, ka deklaruar se është caktuar një avokat për tre policët e rrëmbyer dje nga njësitet speciale serbe.

Lexo po ashtu SHBA kërkon lirimin pa kushte të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës

Por kjo është mohuar nga ministri Rashiq.

Vendndodhja e tre zyrtarëve policorë të Kosovës dhe gjendja e tyre ende nuk dihet zyrtarisht, teksa më herët gjatë ditës emisari i BE-së, për dialogun Kosovë – Serbi, tha se në lidhje me këtë çështje është në kontakt me Serbinë.