Telegrafi

Kidman do të rrëfejë për ndarjen me Cruise

Nicole Kidman është një aktore mjaft diskrete me një karrierë që shtrihet në 30 vite. 49-vjeçarja flitet se do të shkruajë një autobiografi për jetën e saj private, për të cilën ajo vet nuk ka folur shumë.

Sipas Woman’s Day, aktorja e filmit “Lion” mund të fitojë mbi 11 milionë dollarë nga libri nëse botohen kujtimet e supozuara.

Fansat e saj mund të jenë më shumë të interesuar të mësojnë rreth divorcit të Nicole me Tom Cruise në vitin 2001, transmeton Top Channel.

“Ende tani, Nicole është e shqetësuar se si gjërat shkuan në një fund të tillë. Por, ajo ka punuar përmes terapisë dhe prandaj shpresoj që rrëfimi i kësaj pjese të historisë do të jetë edhe shërimi”, ka thënë një burim për Woman’s Day.

Më herët, aktorja e ka mbajtur sekret eksperiencën e saj me ‘Church of Scientology’, kur ka thënë për E! News: “Kam zgjedhur të mos flas publikisht për Scientology. Kam dy fëmijë që gjithashtu janë pjesë e saj, Connor dhe Isabella, dhe e respektoj besimin e tyre”.