Telegrafi

Kidman ribashkohet me vajzën pas shumë vitesh (Foto)

Gjatë viteve që lamë pas, është thënë se Nicole Kidman ka pasur një relacion turbulent me fëmijët e aj të adoptuar, Bella dhe Connor Cruise.

Mirëpo pavarësisht thashethemeve të vazhdueshme, duket se aktorja hollivudiane dhe vajza e saj 23 vjeçare, më në fund i kanë mbyllur gojët e liga, transmeton Klan Kosova.

Është raportuar se dyshja më parë kanë shijuar një ritakim në Britaninë e Madhe.

Bella e ka prezantuar nënën e saj me bashkëshortin australian për herë të parë, raporton Daily Mail.

Nicole i kishte adoptuar dy fëmijët, gjatë martesës me aktorin Tom Cruise.