Telegrafi

Kidda publikon këngën më të re “Malli”

Kidda (Foto: Instagram/theonlykidda)

Njëri nga këngëtarët e njohur të estradës shqiptare, Kidda, njihet për një veçantinë e interpretimit të këngëve të tij.

Që nga paraqitja e tij e parë, ai ka arritur të grumbullojë mijëra fansa, të cilët prej atëherë po e përkrahin në maksimum.

Përkundër faktit se ka qenë i ri në skenë, Kidda ka pasur edhe bashkëpunime të shumta me emra të njohur.

Ndër të tjera, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, këngëtari ka bërë të ditur se ka publikuar këngën e tij më të re.

“Malli” titullohet projekti i shkruar nga vetë ai, ndërsa për instrumentalin e tij janë përkujdesur Oge Beats dhe Stoic Muzik.

Bukurinë kësaj këngë ia ka shtuar edhe klipi “One Shoot”, i realizuar nga H&H Films.

Kujtojmë se para dy muajsh, Kidda ka publikuar këngën “Loca” e që deri më tani ka arritur 10 milionë klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/