Telegrafi

Kidda po vjen me këngë të re

Reperi i njohur i skenës shqiptare, Kidda, po vjen me projekt të ri muzikor.

Kjo u bë e ditur nga vet ai, përmes një postimi që ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.

“Nesër/ 23:59/Coco”, ka shkruar ndër të tjerash këngëtari 21-vjeçar.

Kjo këngë siç shihet mezi po pritet nga fansat e tij, derisa mori një numër të madh të komenteve pranë postimit.

Kidda është muzikant shqiptar që jeton në Suedi, ku deri më tani ka lansuar disa projekte që janë pritur mirë nga audienca.

Për publikun u bë më i njohur me bashkëpunimin që solli me këngëtarin Ermal Fejzullahun të titulluar “Flakë”, që në YouTube ka marrë mbi 22 milionë shikime. /Telegrafi/