Gjatë këtij viti, bujë të madhe ka bërë një nga projektet e artistit të njohur, Kidda.
Bëhet fjalë për këngën “Malli”, që deri më tani ka marrë mbi 36 milionë klikime në platformën YouTube.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Kidda ka bërë të ditur se shumë shpejtë do të sjellë edhe hitin tjetër.
“Cataleya” mban titullin projekti muzikor, që do të publikohet me datë 27 të këtij muaji.
Ditë më parë ai kishte ndarë edhe disa sekuenca të këngës, ku vërehej interpretimi i mrekullueshëm i tij.
Përndryshe, Kidda pretendohet që në vitin 2021 të sjellë edhe bashkëpunime me emra ndërkombëtarë. /Telegrafi/