Site icon Telegrafi

Kidda paralajmëron befasi për fansat

Kidda (Foto: Instagram)

Reperi i njohur shqiptar, Kidda, duket se ka paralajmëruar fansat për projektet e reja muzikore.

Derisa ka shijuar një verë me mbrëmje e koncerte të ndryshme, ai tani siç shihet po rikthehet me këngë të re.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të ndarë me fansat në llogarinë e tij personale, Instagram.

Kidda (Foto: Instagram)

“Befasi të mëdha gjatë rrugës”, ka shkruar ai duke mos zbuluar më shumë për ndjekësit e publikun.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kidda

E fundit e lansuar nga Kidda mbetet “Magji” që e solli në bashkëpunim me reperin Capital T.

Projekti i dyshes së famshme deri më tani ka grumbulluar mbi 17 milionë klikime në platformën YouTube.

Kidda viteve të fundit ka bërë bujë të madhe në tregun muzikor shqiptar me projektet e suksesshme që solli. /Telegrafi/

Exit mobile version