Këngëtari shqiptar, Kidda, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Low” mban titullin kënga e tij e radhës, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Tekstin dhe vijën melodike e ka bërë vet artisti me miksim dhe masterizim nga Marconi Music.
Edhe ky videoklip i Mërgim Kidës (emri i plotë) është mjaft i veçantë e me skena atraktive.
I njëjti është bërë pjesë e estradës shqiptare prej disa vitesh, ndërsa jeton dhe vepron në Suedi.
25-vjeçari është autor i një sërë këngëve që janë pëlqyer mjaft shumë nga publiku.
Ai po ashtu ka qenë shumë i angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/