Talenti i ri i hip hopit, Kidda, është duke punuar në projekte të reja. Kështu së paku e ka konfirmuar përmes disa postimeve që ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Ai i ka njoftuar fansat se po vjen me këngë të re, madje ka sjellë edhe një fragment të shkurtër të saj, e cila titullohet “Bella”.
“Ajo emrin e ka Bella, së shpejti”, është përshkrimi që ia ka vënë videos, teksa shfaqet pranë një makine luksoze.
Kidda është muzikant shqiptar që jeton në Suedi, ku ka lansuar tashmë disa projekte që janë pritur mirë nga publiku.
Ai u bë i njohur me bashkëpunimin me Ermal Fejzullahun të titulluar “Flakë”, që në YouTube ka marrë mbi 22 milionë shikime. /Telegrafi/