Site icon Telegrafi

Kida zgjedh që të shfaqet natyrale për fansat, mahnit me dukjen

Kida Foto: Instagram/kida

Artistja e njohur shqiptare, Kida, gjithmonë është pëlqyer për stilin e veçantë.

Ajo edhe në projekte muzikore është dukur më unike, ndërsa të tilla kanë marrë miliona klikime në platforma digjitale.

Ndërkohë, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja ka zgjedhur që t’i befasojë ndjekësit.

Foto: Instastory

Kida është parë me një veshje sportive në të bardhë, kurse nuk kishte vendosur fare makijazh.

Në fokus janë vënë edhe flokët e saj bionde, për të cilat është duke eksperimentuar shumë kohëve të fundit.

Kujtojmë se këngëtarja ka paralajmëruar edhe projektin e ri, në duet me reperin gjerman, Samra. /Telegrafi/

Exit mobile version