Ajo njihet se një artiste mjaft aktive me këngë të njëpasnjëshme e shumë koncerte.
Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur shqiptare, Kida, e cila edhe sezonin e verës që lamë pas ka qenë mjaft e angazhuar.
Por, as gjatë këtyre muajve, artistja nuk po planifikon që të ndalet pasi në një postim në InstaStory tha se ka disa këngë të reja që i ka përfunduar.
Kida vendosi që për pak orë të iu dedikohet fansave duke realizuar një pyetësor në Instagram, dhe fansat e saj e pyetën në lidhje me projektet e reja.
“Duam një baladë”, ka shkruar njëri nga ta, teksa Kida u përgjigj se tashmë ka përfunduar tri prej tyre.
Kida ndërkohë, aktualisht po shijon suksesin e këngës së fundit që solli në bashkëpunim me Lyrical Son dhe MC Kresha “Fluturu”. /Telegrafi/