Telegrafi

Kida vjen me veshje sportive, josh me paraqitjen e fundit

Kida Foto: Instagram/kida

Ajo është artistja shqiptare, që është tejet e dashur për audiencën e gjerë.

Fjala është për Orhidea Latifin, e njohur ndryshe si Kida, që për cite të tëra ka qëndruar aktive me prurjet muzikore.

Në disa postime të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka lënë gojëhapur 1.8 milion ndjekësit.

Veshja e saj ishte sportive, duke dominuar më shumë më ngjyrën e zezë, derisa edhe pozimi i fizikut nuk mungonte.

Në po të dyja imazhet, Kida ka pasur shikimin poshtë, derisa kapelën e kishte të vendosur deri në gjysmën e fytyrës.

Në anën tjetër, “Drunk” është hiti saj i fundit, që rezultoi të jetë një hit i vërtetë.

Vlen të përmendet se artistja shqiptare ka paralajmëruar edhe lansimin e disa projekteve të tjera muzikore. /Telegrafi/