Që ka ndryshuar pothuajse komplet në stilin e saj, vërehet dukshëm kohëve të fundit.
Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Kida, e cila tashmë po merr vëmendje të madhe të fansave të saj.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka publikuar setin e ri fotografik.
Aty ajo shfaqet me një palë pantallona prej lëkure, kurse bluza unike i shfaqte asaj barkun e sheshtë.
Kësaj radhe duket se sërish flokët i ka kthyer në bionde, ndërsa ka zgjedhur që t’i bëjë gërsheta.
Postimi i saj ka marrë mijëra pëlqime, ku janë vërejtur edhe kometet e fansave të cilët u mahnitën me paraqitjen e saj të fundit.
Theksojmë se “Edhe Sa” mbetet projekti i fundit muzikor nga artistja, që rezultoi të jetë hit i vërtetë. /Telegrafi/