Këngëtarja e njohur Kida, emri i vërtetë i së cilës është Orhidea Latifi, së shpejti do të publikojë projektin e saj më të ri muzikor.
Bëhet fjalë për një këngë të re me klip, e cila do të jetë më e veçantë në stil, dhe do ta sjell më ndryshe këtë radhë këngëtaren e njohur.
Kida në një prononcim për Telegrafin shpalosi detajet ekskluzive të projektit të ri, duke treguar se është një projekt të cilin e ka punuar me shumë dashuri dhe përkushtim.
“Sapo kam përfunduar punimet për këngën time më të re, e cila do të jetë ritmike dhe me ritme latine. Muzikën si gjithmonë e kanë realizuar Zzap dhe Chriss, gjersa teksti është shumë interesant dhe flet për dashurinë”, ka thënë Kida për Telegrafin.
Ditë më parë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit, të cilat janë realizuar me produksionin FilmaNation.
Tutje, këngëtarja tregoi se klipi do të jetë interesant, ndërsa paraqitjet në klip, të cilat i ka gjithnjë të veçanta, ia beson tash e sa kohë stilistes së saj të rregullt.
“Për stilin tim kujdeset Diana Qerimi, por në disa raste edhe unë sigurisht. Paraqitja si artiste në skenë duhet të jetë e veçantë dhe ka shumë rëndësi. Ndaj dhe përpiqem në maksimum që të përzgjedh më të mirë”, tregoi tutje këngëtarja.
Vera do të jetë e mbushur me angazhime për këngëtaren në moshë të re, e cila në përfundimin e bisedës për Telegrafin, tregoi se nuk e ka ndër mend të ndalet së punuar.
“Po, jam shumë e angazhuar me koncerte dhe projekte të reja. Pas kësaj kënge, do të vijë edhe një projekt tjetër i punuar nga Zzap dhe Chriss, i cili do të publikohet në qershor”, si dhe nuk do të mungoj për fansat duke u paraqitur në koncerte”, ka përfunduar Kida. /Telegrafi/