Këngëtarja Kida është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo ndan çdo ditë me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe fotografitë provokuese.
Një të tillë, Kida e publikoi së fundmi me rastin e ditëlindjes së saj, për fansat e saj në rrjetin social Instagram, ku shfaqej duke pozuar nga mbrapa.
Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Orhidea Latifi ka pozuar me shpinën zbuluar për 22-vjetorin e lindjes së saj, teksa ka vënë në pah të pasmet atraktive.
“Veç 22”, ka shkruar Kida në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë kështu të ditur moshën e saj të re.
Me këtë rast ajo ka pranuar urime të shumta nga ndjekësit e saj të shumtë, të cilët i kanë uruar këngëtares edhe shumë vite të lumtura. /Telegrafi/