Këngëtarja Kida është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Ajo ka paralajmëruar se sot (e shtunë) do të publikojë këngën e saj më të re “Moti”.
Ndërkohë, teksa është në pritje të publikimit të këngës, Kida nuk i kurseu imazhet atraktive për fansat e saj në rrjetin social Instagram.
Së fundmi, këngëtarja publikoi në llogarinë e saj personale në Instagram një fotografi, ku shfaqej mjaft provokuese në vaskë.
“Jo gjithmonë duhet të vuash dimrit”, ka shkruar ndër të tjerash Kida, e cila gjithashtu bëri të ditur se klipi i ri është vetëm një orë larg nga koha kur e publikoi këtë fotografi.
Ajo përndryshe aktualisht ndodhet në New York, nga ku edhe do ta publikojë këngën e saj më të re. /Telegrafi/