Këngëtarja Kida ka përfunduar punën për projektin e saj më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Pe du”, i cili do të lansohet nesër (e diele).
Bëhet fjalë për një këngë të re ritmike, e cila pritet të pëlqehet nga publiku.
Në një bisedë për Telegrafin, Kida ka shpalosur detajet e këngës së saj më të re, duke treguar edhe për paraqitjen e saj.
“Në këngën time të re kësaj radhe vij solo, është një këngë shumë ritmike-verore , e cila fillimisht është realizuar si gjithnjë nga Zzap dhe Chriss, ndërsa tekstin e saj e ka shkruar Fero. Kënga “Pe du” trajton një temë dashurie, e cila është shumë e përshtatshme për verën”, tha Kida për Telegrafin.
Tutje, këngëtarja tregon edhe për paraqitjen e saj në klipin e ri, e cila si çdo here do të jetë e veçantë dhe me stil. Për Telegrafin, Kida zbulon se ku janë kryer xhirimet e klipit dhe me cilët bashkëpunëtorë ka punuar këtë radhë.
“Videoklipi i këngës është realizuar nga FilmNation , rreth stilit, veshjes, grimit dhe flokëve janë kujdesur si gjithmonë: Diana Qerimi , Vesa Gashi dhe Ermira Nebihu . Xhirimet janë kryer në një hotel në Ulqin. Këtë here do të jem pak më ndryshe dhe pak më thjeshtë”, tregon më tej këngëtarja.
Muajt e nxehtë të verës janë të ngjeshur me angazhime për këngëtarët, njëlloj si për artisten e re, e cila në përfundimin e bisedës tregoi për lokacionet ku ajo do të jetë më e pranishme për fansat e saj në koncerte.
“Jemi të angazhuar shumë gjatë sezonës së verës bashkë me ekipin tim, dhe normalisht që më shumë do jem e pranishme nëpër bregdet, si dhe në shumë vende ku ndodhen shqiptarët”, përfundoi Kida për Telegrafin.
Ekipi i Telegrafit ka përcjell nga afër xhirimet e klipit të këngëtares në qytetin e Ulqinit, ndërsa ju prezantojmë me disa fotografi ekskluzive nga xhirimet.
Edhe këtë radhë, si çdo here tjetër, Kida nuk do të ngurojë të shfaqet bukur, me stil dhe atraktive në klipin e ri “Pe du”. /Telegrafi/