Site icon Telegrafi

Kida vë në pah ndërhyrjen në gjoks në paraqitjet e fundit

Artistja e njohur shqiptare, Kida, vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo tanimë vetëm në Instagram numëron 1.8 milion njerëz, gjersa komentohet për thuajse çdo postim që bën.

Gjatë këtyre ditëve, Orhidea Latifi (emri i vërtetë) është përfolur për një ndërhyrje që ka bërë në gjoks.

Në imazhet që ka shpërndarë së fundmi, ajo ka vënë në pah ndryshimin e bërë në pjesën e trupit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kida

Krahas kësaj, 24 vjeçarja mori komplimente të shumta edhe për dukjen dhe stilin e ri të flokëve me ngjyrë rozë.

Sidoqoftë, Kida po shijon suksesin e këngës së re “Dale” që e solli javë më parë në bashkëpunim me artistët: Butrint Imeri dhe Ledri Vula.

Projekti për vetëm pak kohë ka marrë afro 30 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version