Këngëtarja Kida ka qenë mjaft e angazhuar gjatë verës me projekte muzikore e koncerte të shumta.
Duket se pas një sezoni të ngjeshur, ajo ka gjetur më në fund pak kohë për pushime.
Ka tash e sa kohë që bukuroshja ndan me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, fotografi nga pushimet e saj luksoze në Turqi.
Së fundmi, ajo ka sjell të tjera poza me bikini, teksa ka vënë në pah figurën e saj trupore.
E veshur me bikini ngjyrë ulliri, Kida bëri që e gjithë vëmendja e fansave të saj të kthehet nga ajo.
Përndryshe, “Tela” në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun dhe “Deja Vu” me Lyrical Sonin, janë dy projektet muzikore që ajo solli gjatë kësaj vere. /Telegrafi/