Këngëtarja e njohur, Kida, është mjaft e dashur për publikun e gjerë shqiptar.
Këtë e ka arritur përmes projekteve unike të saj, përfshirë edhe afersinë që ka treguar në ndërkohë me fansat.
Ndërkaq, në një postim të fundit në rrjetin social Instagra, ajo ka shpërndarë disa fotografi ku shihet tejet atraktive.
Artistja kësaj radhe zgjodhi të jetë më modeste sa i përket veshjes, duke mos anashkaluar fokusin tek linjat trupore.
Flokët e verdhë vendosi t’i ketë të drejta, derisa makijazhin me ngjyra të lehta e pati në mënyrë mjaft profesionale.
“Dukem si macaron”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Kujtojmë se “Drunk” është projekti saj i fundit muzikor, që është pëlqyer shumë nga admiruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/