Këngëtarja Kida aktualisht është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në rivierën turke.
Ajo ka ndarë me fansat në rrjetet social imazhe, ku shfaqet mjaft atraktive në bikini.
Së fundmi, ajo vjen mjaft provokuese në bikini të zeza, teksa shijon rrezet e diellit.
Kida ka vënë bë pah linjat e theksuara, gjersa ka marrë mijëra komente dhe pëlqime nga ndjekësit e saj të shumtë.
“Amore mio”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, e cila në shqip përkthehet “Dashuria ime”.
Por kush është dashuria e saj? – Këngëtarja tash e sa kohë ka treguar se është beqare, duke mos bërë të ditur nëse është ndonjë mashkull në krahët e saj.
Përndryshe, “Bileta” mban titullin kënga e saj më e fundit, e cila është pritur shumë mirë nga fansat. /Telegrafi/