Telegrafi

Kida thotë “Ma lujte” në këngën e re

Foto: Kida/Instagram

Këngëtarja e re, Kida, ka prezantuar së fundmi për fansat projektin e saj më të ri muzikor.

“Ma lujte” mban titullin kënga e saj e re, e cila është ritmike e zhanrit R&B.

Muzika është punuar nga SBS Enterteinament, gjersa për tekstin janë kujdesur BimBimma dhe Yll Limani.

Foto: Kida/Instagram

Ashtu si në çdo paraqitje tjetër, Kida edhe në këtë klip nuk nguroi të shfaqet me një performancë mjaft atraktive.

Për klipin është kujdesur produksioni Degjenerata.

Kida, emri i vërtetë i së cilës është Orhidea Latifi po vazhdon të jetë mjaft aktive me projekte muzikore të shumta, të cilat priten mirë nga publiku. /Telegrafi/