Këngëtarja e njohur shqiptare, Orhidea Latifi, çdo herë vjen më ndryshe në paraqitjet e saj.
Ajo përmes rrjeteve sociale mundohet të qëndrojë afër me fansat, duke i informuar rreth jetës dhe karrierës.
Në një postim të fundit në Instagram, bukuroshja ka zgjedhur të publikojë setin e ri fotografik.
E veshur me një bluzë të bardhë, Kida jo vetëm që theksoi këmbët e tonifikuara, por edhe bukurinë natyrale.
Për të perfeksionuar edhe më shumë dukjen, ajo kishte vënë një xhaketë mbi supe, që i dukej mjaft bukur.
Fansat menjëherë filluan me komente pozitive, duke përshkruar se sa tërheqëse dukej.
Ndërkohë, “Drunk” mban titullin projekti fundit muzikor, që rezultoi të jetë një hit i vërtetë. /Telegrafi/